TUBA ALUMINI (TUB)
Tubet e aluminit (Tub) ofrojnë mbrojtje të lartë, higjienë dhe lehtësi në përdorim, duke ruajtur freskinë dhe cilësinë e produktit. Janë 100% të riciklueshme, rezistente dhe të sigurta për transport dhe ruajtje.
Ideale për produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe kimike, ofrojnë pamje premium dhe fleksibilitet në dizajn.
TUBA ALUMINI (CARTRIDGE)
Tubet e aluminit (cartridge) ofrojnë qëndrueshmëri të lartë, hermetizim dhe mbrojtje të produktit nga oksigjeni, lagështia dhe UV. Janë rezistente ndaj kimikateve, të sigurta në përdorim, të lehta dhe miqësore me mjedisin, pasi prodhohen nga alumin 100% i riciklueshëm.
Ideale për izolues dhe produkte kimike, ofrojnë pamje premium dhe siguri gjatë transportit dhe ruajtjes.
KUTI ALUMINI
Kutitë e aluminit janë një zgjidhje paketimi e qëndrueshme, e lehtë dhe estetikisht e bukur për produkte industriale dhe personale. Ato mbrojnë përmbajtjen nga drita, ajri dhe lagështia, duke ruajtur freskinë, shijen dhe cilësinë e produkteve.
Janë 100% të riciklueshme, ofrojnë pamje premium me shkëlqim metalik, dhe falë kapakut rezistent sigurojnë hermetizim dhe siguri. Ideale për ushqime, kozmetikë, kimikate, farmaceutikë dhe produkte të kujdesit personal, me dizajn të personalizuar, ngjyra dhe printim sipas nevojës së çdo marke.
TUBA PLASTIKE
Tubet plastike ofrojnë mbrojtje, higjienë dhe lehtësi në përdorim. Janë të lehta, rezistente dhe praktike, ruajnë freskinë dhe cilësinë e produktit dhe ofrojnë zgjedhje të pasura dizajni me ngjyra, përfundime dhe printime të ndryshme.
Mund të prodhohen nga lëndë të para të riciklueshme ose PCR, ndërsa kapakët flip-top, screw-top ose të veçantë përshtaten me çdo lloj produkti, duke mbuluar nevojat e produkteve kozmetike, të kujdesit personal, ushqimore, farmaceutike dhe industriale.
Shprehni Interes
Jeni të interesuar të mësoni më shumë?
Plotësoni formularin e interesit dhe një nga bashkëpunëtorët tanë të specializuar do t’ju kontaktojë.